Tetë ish-ministra katalanas janë arrestuar në bazë të urdhrit të një gjyqtari spanjoll të lidhur me shpalljen e pavarësisë së rajonit pas referendumit te 1 tetorit.

 

Kërkesa për arrestimin e tyre u bë nga prokurorët, pas marrjes në pyetje në Madrid.

 

Prokuroria ka lëshuar gjithashtu edhe një urdhër arrest europian për udhëheqësin e shkarkuar të Katalonjes Carles Puigdemont, i cili ndodhet në Bruksel.

 

Ai i ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe tha se do të kthehej në Spanjë, vetëm në se merr garanci për zhvillimin e një procesi ligjor të drejtë.

 

Madridi mori kontrollin e Katalonjës javën e kaluar dhe e shpërndau parlamentin rajonal, si përgjigje ndaj referendumit për pavarësi të 1 tetorit. Vendimi për heqjen e autonomisë ndaj rajonit u pasua me shpalljen e zgjedhjeve te reja, te cilat do te mbahen në dhjetor të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *