E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Spanja jep alarmin/ OBSH: Evropa, epiqendër e pandemisë

Dritaret e ylberëve janë shtuar edhe më shumë këtë të shtunë në të gjithë Italinë pasi fëmijët kanë vendosur t’i përgjigjen situatës së vështirë me shpresë dhe optimizëm.

 

Të vegjëlit dhe familjet e tyre të cilët po qëndrojnë në shtëpi duke zbatuar urdhrin e qeverisë, varën në ballkonet e tyre çarçafë të vizatuar me ylber dhe bashkëngjkitur shënimi “Çdo gjë do të shkojë shumë mirë!”. Edhe muzika e kënga nuk ka munguar në ballkone.

 

Reklamë

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ftuar njerëzit në të gjithë botën t’i bashkohen sfidës së duarve të pastra.

 

Shefi i organziatës pranoi se kontinenti i vjetër është kthyer në epiqendrën e pandemisë dhe zbatimi i udhëzimeve është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

 

TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM I OBSH

 

“Europa tani është kthyer në epiqëndrën e pandemisë. Cdo ditë raportohen shumë më shumë raste vdekjesh dhe infektimi sesa regjistroheshin në Kinë në kulmin e shpërthimit të sëmundjes. Mesazhi ynë për të gjitha vendet është që të marrin masa agresive gjithëpërfshirëse.”

 

Edhe vendet e tjera të Europës po përballen me përkeqësimin e situatës. Në Spanjë numri i të vdekurve ka shkuar në 191 ndërsa 79 janë regjistruar në Francë.

 

Edhe në Gjermani vijon të rritet numri i të prekurve ndërsa numërohen 8 të vdekur. Greqia fqinje ka raportuar 3 të vdekur, ndërsa është rritur shqetësimi për gjendjen e refugjatëve që mbahen në kampet në ishuj. Një person në Lesbos ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19. Mjekët kanë bërë thirrje që të merret menjëherë situata nën kontroll pasi kushtet e vështira në kampe mund të rrezikojnë shpërthimin në masë të sëmundjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë