E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja humb titullarin për sfidën me Kroacinë

Spanja do të luajë pa  Aymeric Laporte për ndeshjen kundër Kroacisë. Mbrojtësi ka një dëmtim dhe do të humbasë ndeshjen e tij debutuese në tokën gjermane, atë ndaj Kroacisë ditën e shtunë.

Spanja dhe Kroacia janë në të njëjtin grup me Shqipërinë e Italinë në këtë Euro 2024 (Grupi B).

Sipas mediave spanjolle, do të jetë Nacho, mbrojtësi i Real Madridit, ai që do të zërë vendin e Laporte në këtë sfidë, për t’u rikthyer ndaj Italisë.

Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh kështu për Europianin: “Është edicioni me nivelin më të lartë teknik në histori. Askush nga ekipet e mëdha nuk ka mbetur jashtë”.

“Do të jetë një turne shumë i hapur, pa një favorit të qartë dhe me 8-10 skuadra të afta për të fituar. Mund të jetë një kampionat evropian historik për futbollin, që shënon një epokë. Përveç ekipeve të mëdha do të jenë edhe surprizat e zakonshme”, tha De La Fuente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë