E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Spanja heq dorë nga pasaporta e vaksinimit

Spanja heq detyrimin e paraqitjes së pasaportës që vërteton imunitetin apo rezultatin negativ ndaj Covid-19, për të hyrë në restorante, bare, klube nate.

Gjykata e Lartë e Galicisë deklaroi se kjo masë “nuk ka vlefshmëri sepse nuk është e autorizuar nga drejtësia”.

Me këtë vendim, asnjë rajon i Spanjës nuk kërkon një “Green Pass” për të marrë shërbim, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës.

Konkretisht, në Francë, dëshmia e vaksinës është bërë shpejt një kërkesë thelbësore, për të hyrë në restorante, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren a aeroplan.

Reklamë

Nga ana tjetër, Malta, certifikatën e vaksinimit, e cilëson si një alternativë ndaj karantinës, për të hyrë vend.

Në Austri, “green pass” është i detyrueshëm për të hyrë në muze, restorante, vende të kulturës, hotele e qendra sportive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë