Nga kjo e hënë, Spanja hap kufijtë për turistët e vaksinuar, nga të gjitha vendet e botës. Ky vendim është shoqëruar me festë gjatë fundjavës, ndërsa qindra njerëz pushtuan rrugët e Barcelonës.

 

Ministrja e Shëndetësisë Carolina Darias deklaroi se tashmë vendi është një destinacion i sigurt. Spanja po përpiqet të ringjallë ekonominë e saj të goditur nga pandemia, e cila varet shume nga turizmi.

 

Komisioni Europian ka miratuar certifikatën dixhitale e cila tashmë po përdoret në baza vullnetare nga Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia. Ndërsa nga data 1 korrik, sistemi do të zbatohet plotësisht në të gjitha vendet e unionit.

 

Ndërkohë Franca hap kufijtë për turistët ndërkombëtarë, nga data 9 qershor por vendet janë klasifikuar në varësi të rrezikut nga koronavirusi. Ndërsa në Greqi nuk qëndron më detyrimi për karantinën, me kusht që turistët e huaj të kenë një test negativ PCR. Deri në fund të këtij muaji, qeveria ka në plan të deklarojë 80 ishuj të ccliruar nga covid, duke përfshirë shumicën e destinacioneve kryesore turistike të vendit.Ndërsa në Gjermani, nga kjo e hënë të gjitha grupmoshat, duke nisur nga 12 vjec e lart, do të jenë në gjendje te regjistrohen per vaksinimin kunder koronavirusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *