E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spanja furnizon Ukrainën me tanke moderne gjermane

Spanja planifikon të furnizojë Ukrainën me tanke moderne të prodhuara në Gjermani duke i ofruar vendit tanke perëndimore për herë të parë, sipas një raporti në të përditshmen kombëtare spanjolle ”El Pais”.

 

”Tanket, tip ‘Leopard 2 A4’, janë aktualisht në ruajtje dhe do të duhet të përgatiten për përdorim përpara se të dislokohen”, raporton gazeta duke cituar informacione nga Ministria spanjolle e Mbrojtjes.

 

Reklamë

Sipas informacioneve, ekuipazhet e tankeve ukrainase do të trajnohen fillimisht në Lituani dhe më vonë në Spanjë.

 

Madridi po përgatitet gjithashtu të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash antiajrore, tip ”Aspide” të prodhimit italian, thuhet në raport.

 

Sistemi nuk është më në shërbim me ushtrinë spanjolle.

Vazhdo të lexosh

Reklamë