Spanja fiton me shume veshtiresi ndaj Iranit

Spanja vuajti shumë por ia doli të marrë një fitore të rëndësishme 1 me 0 kundër Iranit në sfiden e dytë të grupit A.
Iberiket pas kësaj fitoreve u ngjiten në kuotën e 4 pikëve duke ndarë vendin e parë me Portugaline, madje edhe me golavarazh të njëjtë.
Në takimin e fundit skuadra e Hierros do të luajë kundër Marokut të eleminuar kështu që shanset për të kaluar grupin janë maksimale.
Sfida e luajtur ne “Kazan Arena”, ishte shumë më e vështirë sesa ishte menduatr ën leter për furite e kuqe. Vendosja e mirë traktike e Iranit nga trajnerit Keroz bëri që spanjollet të hasin shumë vështirësi në pasimin e fundit dhe finalizimin megjithes si gjithmonë ishin dominues në mbajtje e topit dhe kërkuan shpesh të depertojnë brenda zonës iraniane me kombinime në zona të ngushta.
Megjithatë rezultati do të zhbllokohej në minutëne 54 nga I zakonshmi Diego Kosta, I cili ishte edhe me fat në devijimin vendimtar të topit. Irani shkundet nga ky gol I pësuar dhe del përpara në kërkim të golit të barazimit. Aziatiket madje shënojnë dhe festojnë shumë por gjyqtari e anullon falë sistemit Var, ndërsa në vazhdim nxitimi nuk I jep mundësi të befasojnë iberiket. Irani gjithsesi e ka një shans pasi ndodhet në kuotën e 3 pikëve dhe do ta luajë gjithcka në takimin e fundit kundër Portugalisë.




