E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja e brishtë, gjen perballe Rusine ne 1/8

Spanja siguroi vendin e parë në grupin B edhe pse u ndal në një barazim suprize 2 me 2 nga Maroku. Iberiket iu gëzuan kryesimit të grupit më së shumti për shkak të dhuratës që morën nga Irani I cili barazoi në castet e fundit në takimin tjeter kundër Portugalisë.

 

Kësisoj falë golavarazhit më të mirë skuadra e trajnerit Hierro ruajti vendin e parë dhe tani në 1/8 do të luajë kundër Rusisë, natyrisht një kundërshtar goxha me I favorshëm në raport me opsionin  tjeter Uruguajin në rast se do ta kishte mbyllur grupin e  dyta. Spanja vuajti shumë kundër Marokut, më shumë sesa mendohej pasi u gjend në disavantazh që në minutën e  14 pas golit të Butaib. Megjithatë 5 minuta më vonë Isko I riktheu buzeqeshjen skuadrës së tij duke barazuar shifrat.

 

Reklamë

Maroku në pjesën  dyte ishte shumë I rrezikshëm duke krijuar një sërë rastesh të pastra për shënim , shto këtu edhe një shtylle derisa ia doli të realizojë një tjeter gol në minutëne  81 me anë të El Nesirit. Vetëm në frymen e fundit,  “furite e kuqe” shmangen humbjen duke barazuar me anë të Iago Aspas fale edhe sistemit VAR, një finale dramatike e lidhur edhe me lajmin që Irani kishte barazuar ndaj Portugalisë.

 

E gjitha jo vetëm për dobësi të Spanjës por edhe për meritë të Marokut që pavarësisht se ishte eleminuar para kohe, tregoi sportivitet duke ikur me kokën lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë