E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Bota

Spanja do të rihapë disa aeroporte për udhëtimet ndërkombëtare

A view of Airport Tenerife Sur during the Coronavirus emergency in Santa Cruz de Tenerife, Spain, on April 8, 2020. (Photo by Sabine Jacob/NurPhoto via Getty Images)

Qeveria spanjolle do të rihapë disa aeroporte në disa ishuj dhe në pjesën jugore të vendit për udhëtime ndërkombëtare, njoftoi të shtunën Ministri i Transportit Jose Luis Abalos. Më shumë detaje për këtë vendim ai pritet të japë të dielën.

“Nesër unë do të nënshkruaj një rezolutë në mënyrë që aeroportet e Tenerife Sur, Alicante-Elche, Sevilla, Menorca dhe Ibiza të bëhen gjithashtu të afta për të trajtuar urgjencat ndërkombëtare të shëndetit publik. Pak nga pak, qendrat e tjera do të hapen.”

Reklamë

Spanja kufizoi pikat e hyrjes për udhëtime ndërkombëtare pasi vendosi një bllokim të rreptë mbarëkombëtar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Kufizimet qeveritare të udhëtimit jo-urgjent do të vazhdojnë deri më 15 qershor, sipas qeverisë së Spanjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë