E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja dhe Anglia zhgënjejnë pritshmëritë, vetëm një gjuajtje në portë në pjesën e parë

Është mbyllur në barazim pjesa e parë e finales së Euro 2024 që po luhet këtë mbrëmje në Berlin.

Anglia dhe Spanja i janë trembur njëra-tjetrës, teksa nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në portë gjatë 45 minutavë të para.

Reklamë

Të dyja skuadrat janë mbrojtur mirë, por sulmet e tyre kanë qenë pa rezultat.

Ndërkohë, ka pasur edhe momente të vogla tensioni dhe dy kapitenët, Alvaro Morata dhe Harry Kane janë ndëshkuar me karton të verdhë.

Mbetet për t’u parë në vazhdim të ndeshjes nëse Anglia do të ngrejë trofeun e parë të një Europiani në histori, apo Spanja do të fitojë të katërtin. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë