Spanja planifikon t’iu ofrojë të rinjve nga 250 euro në muaj, që të zhvendosen nga shtëpia e prindërve dhe të marrin një tjetër me qira. Personat e moshës 18 deri në 35 vjeç, që fitojnë më pak se 23.725 euro në vit, do të kenë të drejtë për bonusin e qirasë, nëse propozimi buxhetor miratohet nga Parlamenti.

Presidenti spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi propozimin të martën, si pjesë e buxhetit të qeverisë për vitin 2022.

Propozime të tjera gjithashtu përfshijnë kufizimin e çmimit të qirave për qiradhënësit që posedojnë shumë prona të paluajtshme, me qëllim që të ndihmohen të rinjtë të paguajnë qiranë nëpër qytete të mëdha.

Pronat e paluajtshme në Spanjë janë të njohura për çmimet e larta, kështu pothuajse çdo i ri detyrohet të jetojë me prindërit për shkak të qirasë së lartë e pagave të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *