E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 sekonda më parë
Sport

Spalleti tërhiqet: Icardi më i rëndësishëm sesa Messi e Ronaldo

NANJING, CHINA - JULY 20: Head coach FC Internazionale Luciano Spalletti and Mauro Icardi chat during a press conference at Suning Training Center on July 20, 2017 in Nanjing, China. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

Janë 9 ndeshje në dispozicion për të arritur objektivin e madh, Champions League, kështu që tek Inter kanë vendosur të sakrifikojnë marrëdheniet personale në të mirë të ekipit.

 

Kështu mund të shpjegohet edhe tërheqja e fortë e trajnerit Spalleti në raport me Icardin.

 

Reklamë

Pas polemikave fë forta në duelin ne Lazion ku argjentinasi nuk u grumbullua fare, madje trajneri e quajti jo lojtar vendimtar në ekip si Messi e Ronaldo, tani gjërat kanë marrë një kthesë të madhe.

 

Në konferencen për shtyp para ndeshjes me Genoa-n në kampionat, Spalleti ka deklaruar se gjërat janë sheshuar dhe se Mauro do të jetë titullar të mërkurën.

 

Jo vetëm kaq por ai e ka quajtur Icardin një lojtar shumë të rëndësishëm Interin madje më të rëndësishëm sesa Messi e Ronaldo, brenda por edhe jashtë fushe.

 

Spalleti vlerësoi punën e drejtorit Marotta për sheshimin e kësaj çështjeje duke pohuar se tani ka rëndësi të hidhen tej merite personale dhe të gjithë të luftojnë për ta kualifikuar ekipin në champions.

Vazhdo të lexosh

Reklamë