Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar paraditen e sotme në zyrat e Kadastrës së Vlorës, ku po zhvillon një operacion lidhur me disa çështje pronash në hetim.

Mësohet se SPAK po kërkon informacion për një çështje në hetim, ndërkohë që ka sekuestruar disa dosje. Ndërkohë që ditën e sotme u njoftuan dhe ndryshime në krye të Kadastrës së Vlorës. Në vend të Klodian Trocit, është emëruar Reinard Meta,ndërkohë që në institucion ka zbarkuar SPAK.

Kujtojmë se kadastra e Vlorës ka pasur probleme të mëparshme me drejtuesit për shkak të dorëheqjeve të njëpasnjëshme.

Drejtorët e Kadastrës se Vlorës në vitet e fundit janë ndërruar vazhdimisht. 14 drejtorë janë ndërruar në vetëm dy vitet e fundit, qysh prej shtatorit të 2019. Klodian Troci ka qëndruar në detyrë gati 9 muaj, ndërkohë që ka pasur prej tyre edhe drejtorë që kanë qenë të tillë vetëm 3 ditë në këtë post.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *