E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Vendi

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, prokurorët e çështjes kërkojnë edhe tre muaj kohë

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim për korrupsion.

Afati i fundit i SPAK për dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor te këtij viti.

Mw pas organi i akuzës pritet tw dwrgojw çwshtjen në Gjykatën e Posaçme, për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Ndaj ish/zëvëndës kryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Reklamë

Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër-arresti për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrsve lidhjen e kontratave koncensionare.

Ai akuzohet se ka përfituar shërbime të paligjshme financiare nga biznesmeni Klodian Zoto, pronar i inceneratorit të Elbasanit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë