E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SPAK i sekuestron shuma të mëdha parash mjekut Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro mbi 2 llogari bankare të mjekut Edvin Prifti, duke i sekuestruar shumën prej 51.479.368 lekë dhe shumën prej 177.497 euro.

 

Më 2 mars, Apeli vendosi shfuqizimin e masës “arrest në burg” për mjekun, por Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Lartë rikthimin në burg të tij.

 

Reklamë

Prifti, aktualisht është nën masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.

 

Gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë, mjekut të QSUT iu sekuestruan në shkurt të këtij viti 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra cash. Emri i tij doli pas përgjimeve për rastin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

 

Prifti u mbrojt duke thënë se ai kishte një punë të mire, ndërsa paratë ishin nga një shitje prone që kishte bërë gruaja e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë