Gjykata e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Franc Tuci, duke çuar çështjen për gjykim. Fran Tuci do të gjykohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Se bashku me të do të gjykohen dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ndoc Marku për të njëjtën vepër penale si dhe Durim Margjekaj akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm“.

 

Ish kryebashkiaku i Fushë Arrëzit u mor nën hetim nga SPAK për shkak të ndërtimit të një segmenti rrugor pa ndjekur procedurat përkatëse. Ai ka pretenduar se rruga është kërkuar nga qytetarët, ndërsa organet kompetente argumentojnë se ndërtimi i këtij segmenti ka dëmtuar ekosistemin dhe i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 234 milionë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *