E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SPAK nuk pranon dosjen “184”, e ridërgon në Dibër

Prokuroria e Posacme Antikorrupsion nuk ka pranuar aktet e dosjes “184” mbi dyshimet për shit-blerjen e votës në Dibër.

Mësohet se këtë të hënë, SPAK ka vendosur që dosjen e hetimit mbi shitjen dhe blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme ne 2016 tia riktheje Prokurorisë së Dibrës.

Ne 21 gusht 2019 ishin Krimet e Renda qe shpallen moskompetencen per gjykimin e kesaj dosje duke ia rikthyer ceshtjen Prokurorise se Dibres.

Tani, te njejten gje e ben edhe SPAK.

Ne pergjimet e dala ne media, te bera ne kohen qe ne Diber beheshin zgjedhjet e pjesshme lokale, degjoheshin zyrtare socialiste te cilet bisedojne me njerin tjetrin por edhe me personazhe me ndikim lokal ne Peshkopi, duke diskutuar mbi sigurimin e votave ne favor te kandidatit te mazhorances.

Vazhdo të lexosh

Reklamë