E diel, 18 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“SPAK nuk është opozita e qeverisë”, Rama: U betuan se do t’a shkrijnë, por nuk e bënë dot

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e fundvitit me gazetarët, ku po bën një pasqyrim të zhvillimeve kryesore gjatë gjithë vitit.

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Prokuroria e Posaçme, ku nënvizoi se SPAK është një institucion, jo opozitë e qeverisë.

Reklamë

Ai u shpreh se depresioni i thellë ku ndodhet opozita e qeverisë bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e PD-së për të goditur qeverinë.

“SPAK-u nuk është opozita e qeverisë. Është një institucion i ri, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse dhe i garantuar prej saj. Në sensin që të tjerët janë betuar se do ta shkrijnë, por nuk e shkrijnë dot, sepse votat i kemi ne. Është një institucion që bën punën e vet. Por depresioni i thellë ku ndodhet opozita e qeverisë bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depressive për të goditur qeverinë”, tha Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë