SHBA ka reaguar nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë në lidhje me betimin në Presidencë të 8 anëtarëve të SPAK, moment që shënon zyrtarisht edhe nisjen e punës nga kjo strukturë e rëndësishme e drejtësisë së re.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon 8 prokurorët e betuar në Presidencë, gjë e cila shënon një hap të rëndësishëm themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar.

 

 

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).

 

SHBA shton se që nga sot, ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ambasada shton se do të jetë aty, gati për të dhënë kontributr në cdo moment përkrah individeve dhe strukturave që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

 

Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar.

 

 

SHBA ka mbështetur fort reformën në drejtësi që nga fillimi I saj e po ashtu në mënyrë të vecante dy organet e reja SPAK dhe BKH, qoftë në logjistike ashtu edhe në mbështetje financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *