E diel, 1 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

SPAK nis punën/ Arben Kraja: Jemi skuadër e fortë për të goditur krimin

Struktura e posacme antikorrupsion nisi zyrtarisht punën këtë të premte, me prezantimin e kryetarit të ri Arben Kraja.

SPAK do të hetojë korrupsionin në nivelete larta si dhe krimin e organizuar , e drejtuesi I ri Arben Kraja u zotua se do të bëjë një skuadër të fortë dhe do të punohet intensivisht për arritjen e rezultateve konkrete.

Gjatë prezantimit të trupës së SPAK, kreu I këshillit të lartë të prokurorisë Gent Ibrahimi I kujtoi anëtarëve të strukturës antikorrupsion se pritshmëritë janë shumë të mëdha.

Një ditë më parë, 8 prokurorët bënë betimin tek presideni i republikës, ndërkohë që pak orë më vonë KLP zgjodhi me shumicë votash Arben Krajën, si drejtues të ri të SPAK

Reklamë

Struktura e posacme antikorrupsion eshte vendosur në ndërtesën ku për 15 vite me rradhë punoi prokuroria e krimeve të rënda, e cila tashmë është shkrirë.

Janë dhjeterqa dosje që tashmë kalojnë në duart e prokurorëve e po ashtu të tjera do të shqyrtohen nga trupa e re.  me ngritjen e SPAK I hapet rruga edhe krijimit të byrosë kombëtare të hetimit, që do të ketë mbështetjen e posacme të amerikanëve.

Më shumë video

Reklamë