Pas testimit para makinës të së vërtetës, 8 kandidatët për kreun e byrosë kombëtare të hetimit do t’i nënshtrohen intervistimit pranë ambienteve të prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kete te merkure u intervistuan Aida Veizaj, Ardian Çipa, Artur Beu dhe Ervin Hodaj. Ndërkohë nesër do të vijojnë  Gentjan Shehaj, Lindita Nushi, Idajet Faskaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

Intervistimi u zhvillua nga tre anëtarët e komisionit Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.

Pyetjet u fokusuan  tek njohuritë për ndryshimet kushtetuese, ligjet e reformës, vizioni për drejtimin e BKH si dhe menaxhimi i çështjeve të mbartura .

Më herët kandidatët për BKH-në kanë kaluar testimet me shkrim, ato fizike, si dhe testet e makinës së të vërtetës. Ngritja e BKH-së është monitoruar vazhdimisht edhe nga ambasada amerikane në tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *