Subscribe

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka nisur hetimet në lidhje me videon e publikuar nga media ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në ambjentet e një lokali. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet  për veprën penale ‘mbajtje substancash narkotike’.

Duke iu referuar Kodit Penal, sipas nenit 283/b mbajtja e substanca narkotike ose psikotrope, si dhe krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

Menjëherë pas nisjes së hetimeve ka reaguar edhe Alla në rrjetin social.

 

Kryebashkiaku I Bulqizes thote se video është e montuar nga Partia Demokratike. Madje ai paralajmeron kallëzim pena ndaj ish-deputetit Ervin Salianji.

 

Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare. Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”.

 

Pamjet e fokusuara nga kamerat e sigurise te nje lokali tregojne nje person duke konsumuar lende narkotike.

 

Menjehere pasi publikimit te videos partia demokratike ka kerkuar shkarkimin e menjëhershëm të Lefter Allës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *