E shtunë, 26 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 45 minuta më parë
Kronikë

SPAK nis hetimet për 10 gjyqtarë të shkarkuar nga vetingu

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të hetojë 10 gjyqtarë të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Duke marrë shkas nga dosjet e shkarkimit të tyre nga KPK, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do t’i hetojë subjektet për pasuritë e padeklaruara. Sipas njoftimit të SPAK, do të hetohen ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese.

Kallëzim penal për ta ka bërë avokati Fran Dashi. Ky i fundit ka kallëzuar edhe 10 prokurorë, po ashtu të shkarkuar nga detyra.

Por për ta SPAK do t’ia dërgojë materialin kallëzues për vlerësim prokurorive kompetente, përkatësisht Prokurorive Durrës, Tiranë e Elbasan.

Vazhdo të lexosh