Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, SPAK merr të pandehur Klodian Zoton

19 Qershor 10:17

SPAK ka marrë të pandehur Klodian Zoton, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Ai akuzohet se ka kryer veprat penale të mëposhtme:

Lexo edhe :

Related Posts

Altin Dumani flet për ekstradimin e Ahmetajt, çfarë po pret SPAK-u

1-“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendore” në bashkëpunim, me shtetasin Mirel Mërtiri, në lidhje me dhënien e përfitimit në vitin 2019 nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës prej 420 356 lekë dhe dhënien e përfitimit nga shoqëria ITS sh.p.k. të vlerës 1 587 017 lekë, në vitin 2020, në formën e kryerjes së pagesave për investimin tek Airbnb, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetases Albina Mançka.

2-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, në format dhe episodet e mëposhtme:

3-Në lidhje me shumën e investimit, në ambjentin AIRBNB, prej minimalisht 2 703 524.3 (dymilionë e shtatëqind e tre mijë e pesëqind e njëzetë e katër pikë tre) lekë leke, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

II.Në lidhje me shumën prej 170 480 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pasqyruar si shitje e bërë shtetasit Andi Boni, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri.

III. Në lidhje me shumën prej 270 000 euro të dhënë në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, shtetasit Arben Ahmetaj, nëpërmjet shtetasve Albina Mançka, Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj, në bashkëpunim me shtetasit Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe Mirel Mertiri

Në lidhje me veprimet e kryera për kalimin e pronësisë, shtetasit Arben Ahmetaj nëpërmjet shtetasve Gerian Kuka dhe Erjola Hoxha, në lidhje me vilën në Hamallaj, në bashkëpunim me shtetasit Mirel Mertiri, Arben Ahmetaj dhe Erjola Hoxha.

Regjistrimi i procedimit penal

1-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar fillimisht procedimin penal nr. 277 të vitit 2020, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.

Në themel të hetimit të mësipërm, ka qenë procedura e dhënies me koncension shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k. për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë në vitin 2014 si dhe zbatimi në vijim, i angazhimit të marrë përsipër nga shoqëria Albtek Energy sh.p.k.

Pas kryerjes së hetimeve, rezulton se prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim, të disa të pandehurëve, e konkretisht shtetasve Lefter Koka, me detyrë Ministër Mjedisi në kohën e ndodhjes së fakteve penale, Alqi Bllako me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k,.

Me vendimin nr. 21 date 21.02.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 277 të vitit 2020 ndaj të pandehurëve të sipërcituar.

Marrëdhëniet e Arben Ahmetaj me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin

Në vijueshmëri të hetimeve, janë administruar prova që mbështesin më së miri, vërtetësinë e faktit se, personi nën hetim Arben Ahmetaj, ka pasur prej kohësh marrëdhënie shoqërore por edhe biznesi, të përbashkëta, me personat nën hetim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka ushtruar për një periudhë kohe, aktivitet tregtar. Konkretisht, rezulton se si ortak i vetëm dhe në vijim edhe administrator, ka themeluar në vitin 2000 shoqërinë “Hermes” sh.p.k., me veprimtari në fushën e telekomunikacionit, eksport-importit, televizionit, konsulencës financiare etj. Në vitin 2003, shtetasi Arben Ahmetaj largohet nga kjo shoqëri, duke ia transferuar kuotat prej 63%, bashkëshortes së tij në atë kohë, shtetases Albina Mançka.

Ndërkohë, në më pak se një vit nga krijimi i shoqërisë “Hermes” sh.p.k., personi nën hetim Arben Ahmetaj, rezulton se ka themeluar edhe shoqërinë “H-Communications” sh.a, me aktivitet në fushën e telekomunikacionit, konsulencë financiare, software, etj., duke mbajtur përveç cilësinë e aksionerit edhe atë të drejtorit ekzekutiv, ku si bashkëaksioner shfaqet shtetësja Vilma Nushi. Në vitin 2004 edhe nga kjo shoqëri, personi nën hetim Arben Ahmetaj vendos të shkëputet, duke i shitur kuotat bashkëshortes së tij në atë kohë, personi nën hetim Albina Mançka.

Megjithatë, personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon të qëndrojë i lidhur me shoqëritë e tij, që në një moment të caktuar të jetës së tyre, bashkohen me njëra tjetrën, duke ofruar shërbimin e tij si konsulent i jashtëm. Këtë gjë personi nën hetim Arben Ahmetaj, e deklaron në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, ku parashtron se ka fituar të ardhura në periudhën shtator 2005-janar 2008 shumën prej 1 050 000 lekë.

Të dyja shoqëritë e mësipërme, në vitin 2007, bashkohen, duke u përthithur shoqëria Hermes sh.p.k. nga shoqëria H – Communications dhe në vitin 2008, të gjitha aksionet e shoqërisë H – Communications sh.a. blihen nga shoqëria “Albania Online Service Provider” sh.p.k. ku personi nën hetim Albina Mançka, arrin të përfitojë nga kjo shitje, në vitin 2008 shumën prej 447.000 Euro dhe në vitin 2009 shumën prej 298 000 euro.

Personi nën hetim Arben Ahmetaj, vijon akoma të jetë i përfshirë në marrëdhëniet e mësipërme, kur më datë 16.09.2008, sipas kontratës së shërbimit nr. 7212 rep dhe 258 kol me shtetasin Hysen Ruka, i cili rezulton të jetë aksionar i shoqërisë “Bindi Integrated Services sha”, me administrator shtetasin Petri Deti, ofron shërbime të lidhura me përgatitjen e business case të transaksionit, realizimin e negociatave për transaksionin, formatimin e kontratës së shitjes së aksioneve në lidhje me transaksionin, si dhe në përgjithësi asistencë për finalizimin e suksesshëm të transaksionit.

Shoqëria “Bindi Integrated Services sha”, tek e cila konstatohet se shtetasi Arben Ahmetaj merr përsipër të ofrojë shërbim, ka qenë në negociata për transferimin e aksioneve, në favor të shoqërisë “Albania Online Service Provider” sh.p.k. e cila është pikërisht shoqëria që ka blerë gjithë aksionet e shoqërisë H-Communications sh.a. Sipas nenit 4.1 të kontratës së shërbimit të sipërcituar, shpërblimi që furnizuesi (personi nën hetim Arben Ahmetaj) do të marrë, do të jetë në formën e një pagese mbi bazën e suksesit të transaksionit (Success Fee).

Në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës, nr. indeksi 00693 e vitit 2010, dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 31.03.2010, personi nën hetim Arben Ahmetaj ka deklaruar se nga ky shërbim, për periudhën 15.09.2008-03.2009 ka përfituar shumën prej 45 000 euro.

Kush është Klodian Zoto

Klodian Zoto është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorit të Fierit.

Sipas SPAK, Zoto akuzohet se në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.

Në kërkim, në të njëjtën dosje, është shpallur edhe ish-ministri Arben Ahmetaj.

Ahmetaj akuzohet për për refuzim për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale, vepra penale nga të cilat mund të dënohet deri në 15 vite burg./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
inceneratori klodian zoto SPAK

Nga e njëjta kategori

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina! Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë

më shumë...

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë dollarëshe të Angelina Jolie në Hollywood

më shumë...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League, rrogozhinasit vijojnë ëndrrën në Conference League

më shumë...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron viktimat, autoritetet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi,

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.