E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK merr në pyetje Elvis Roshin, ish-kryebashkiaku i Kavajës është paditur nga KLSH për “shpërdorim detyre”

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Thirrja e Roshit në SPAK ka lidhje me një kallëzim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur ky drejtonte pushtetin vendor në qytetin e Kavajës.

Reklamë

Në këtë auditim, u gjetën parregullsi në fushën e urbanistikës dhe prokurimit të fondeve publike me një dëm ekonomik në vlerën e 33 milion lekëve.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë