Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest për ish zëvendëskryeministrin, Arben Ahmetaj. SPAK kërkon nga Policia e Shtetit që të arrestojë Ahmetajn, teksa ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri.

 

Avokatët e Ahmetajt kanë deklaruar se ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për motive familjare, ndërsa nuk dihet nëse ai do të zgjedhë të dorëzohet para drejtësisë.

 

Më herët, ish zëvendëskryeministri ka deklaruar se do të dorëzohet vetëm nëse ndaj tij ka fakte që mbështesin akuzat e ngritura nga SPAK, të cilat ai i ka mohuar në mënyrë kategorike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *