Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të dosjes “5D”.

Sipas burimeve nga organi i akuzës mësohet se Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës iu është komunikuar akuza për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Lexo edhe :

Related Posts

Komunikimi i akuzave është bërë për shkak të respektimit të afateve për mos ketë parashkrim të veprës penale sa i takon mosdeklarimit të pasurisë për shkak të kohës kur dyshohet të jetë kryer kjo vepër penale.

Nga ana tjëtër mësohet se SPAK vijon hetimet pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza për mbledhjen e fakteve dhe provave.

Gjykata pranoi më herët herët kërkesën për arrest me burg për për Redi Mollën, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushën, ish- Drejtor i Punëve Publike dhe Mariglen Qaton, ish-Drejtor iInspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit.

Ndërsa 6 masa të tjera sigurie të urdhëruara nga SPAK dhe të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme ishin detyrim parqitje, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.

Ndërkohë gjatë kësaj të marte Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Redi Mollës për heqjen e sekuestros së një telefoni të bashkëshortes t ëish-drejtorit të Ujësjellësit. Celulari pritet të ekspertohet bashkë me pajisjet e tjera për të siguruar prova në lidhje me akuzat e ngritura.
/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *