Subscribe

17 shtatori do jetë dita kur Gjykata e Apelit të Posaçëm antikorrupsion do të vendosë nëse ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do të rihetohet apo jo për shpërthimin tragjik në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

 

Çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Saida Dollani. Kjo është kërkesa e dytë që SPAK bën për revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale ndaj Mediut.

 

Kërkesa për rinisje të hetimeve u depozitua pas një padie të bërë nga prindërit e 7-vjeçarit, Edison Durdaj, i cili humbi jetën teksa po luante me biçikletë.

 

Lidhur me këtë ngjarje tragjike, prokuroria mori asokohe 29 të pandehur. Por sot asnjëri prej tyre nuk ndodhet në burg.

 

Ndër të gjykuarti kryesore ishte dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Famtir Mediu. Ai  u akuzua për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Por gjykata e lartë vendosi pushimin e çështjes në vitin 2009, pasi Mediu u rizgjodh deputet në Kuvend dhe nuk mund ta vazhdonte procedimin për shkak të imunitetit parlamentar.

 

Por me ndryshimet e bëra në kodin e procedurës, sipas Gjykatës së Posaçme, e cila hodhi poshtë kërkesën e parë; Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun, pasi ai që prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet parlamentar dhe vepra është parashkruar. Shpërthimi ndodhi në fabrikën e demontimit të armëve, në fshatin Gërdec të Vorës, duke lënë pas viktima dhe të plagosur e shtëpi të shkatërruara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *