Politikë
“Malltezi” në Gjykatën e Lartë, SPAK kërkon rikthimin e tij në burg, seanca mbahet më 5 mars

Jamarbër Malltezi zhvillon betejën e radhës me drejtësinë në datën 5 mars, në Gjykatën e Lartë.
SPAK ka bërë rekurs pranë kësaj gjykate, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që liroi nga burgu Malltezin, duke e lënë në arrest shtëpie.
Reklamë
Ky vendim u shpall në datën 21 nëntor, vetëm një muaj, pasi Gjykata e Shkallës së parë e kishte lënë në qeli.
Ndërkaq, data 5 mars do të jetë vendimtare edhe për vjehrrin e tij, Sali Berisha, i cili po ashtu i ka bërë rekurs masës “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes nga shteti shqiptar.
Të dy po hetohen se në bashkëpunim kanë kryer korrupsion, ndërsa malltezi edhe për pastrim parash./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




