E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK kërkon nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Plaurent Dervishajt

SPAK i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që të bëhet ekstradimi nga Dubai në Shqipëri i Plaurent Dervishajt, një nga autorët e akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005.

SPAK kërkon që autoritetet shqiptare të drejtësisë t’iu drejtohen me kërkesë ekstradimi autoriteteve në Emiratet e Bashkuara, në mënyrë që Dervishaj të sillet në Shqipëri.

Arrestimi i Dervishajt, kunati i Lul Berishës, është bërë tre ditë më parë, nga Interpol ABU DHABI, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK.

Vazhdo të lexosh

Reklamë