Subscribe

SPAK i ka dërguar kërkesë Kuvendit për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit Berisha, i cili është nën hetim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Fillimisht duhet që Kuvendi të shprehet për Berishën dhe nëse autorizohet SPAK, atëherë shtrëngohet masa e sigurisë dhe tashmë Berisha duhet të qendrojë në arrest shtëpie sipas masës së sigurisë të dhënë nga GJKKO.

Lexo edhe :

Related Posts

Çfarë ndodh tani ?

Berisha nuk ka pranuar të njihet me masën e sigurisë nga GJKKO deri më tani me argumentin se nuk ishte dhënë leja nga Parlamenti që drejtësia të vepronte me të. Por, me kërkesën e sotme dhe nëse Kuvendi e lejon SPAK-un të veprojë, situata bëhet më e vështirë për ish-kryeministrin pasi Prokuroria Speciale i ka duart e lira që t’i kërkojë policisë edhe të veprojë me forcë.

Fillimisht Berisha do të njihet me vendimin e Kuvendit dhe më pas ai duhet të mbyllet në “arrest shtëpie”. Nëse Berisha refuzon masën e sigurisë “arrest shtëpie” SPAK ka të drejtë që të kërkojë një tjetër masë sigurie për të.

Berisha është një politikan i paparashikueshëm në veprimet e tij dhe deri më tani nuk ka marrë në konsideratë vendimin e GJKKO-së. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i tij nëse Kuvendi autorizon drejtësinë të veprojë me të. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *