Subscribe

SPAK i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të Sali Berishës, për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Deri më tani është bërë e ditur se SPAK ka kërkuar ndryshimin e masës nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Por prokurori i çështjes Arben Kraja bëri me dije se kërkesa e tyre ka qenë edhe për masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai shtoi se do të jetë gjykata ajo që do të jap vendimin e fundit për fatin e ish-kryeministrit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kemi kërkuar leje për të dyja, arrest shtëpie dhe arrest me burg, por në bazë të akteve të dosjes do i kërkojmë gjykatës njërën prej tyre. Se çfare do bej gjykata është në dorën e saj.

Gjykata deri tani na ka dhënë të drejtë. Duhet të dukemi që nuk jemi të njëanshëm. Ne kemi kompetencë të hetojmë funksionarët shtetërorë nuk mund të jemi në dukje të paanshëm. Ne kemi për detyrë, që kur ka një kallzim të nisim hetimet. Ne nuk i ndalojmë dot fjalët që i dha urdhër këtij apo atij. Në jetën time nuk jam marrë me politikë, nuk më ka shkuar ndonjë herë në mend dhe nuk do jem asnjë herë pjesë e politikës”, tha Kraja.

Ai shtoi më tej se është në dorën e Këshillit të Mandateve për fatin e Berishës, por shtoi se kjo nuk i ndalon ata që të vijojnë punën për hetimin e tij./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *