Përplasje për dëshminë e Dumanit, SPAK kërkojnë largimin e medias, kundërshtojnë të akuzuarit dhe avokatët
Një kërkesë e Prokurorisë së Posaçme për mbylljen e dyerve gjatë dhënies së dëshmisë së Nuredin Dumanit shkaktoi përplasje të forta në sallën e gjyqit.
Sipas prokurores Doloreza Musabelliu nëse dëshmia e bashkëpunëtorëve jepet në praninë e mediave kjo do shkaktonte dëmtimin e imazhit dhe të deklarimeve në vetvete pasi ato janë konfidenciale.
I pandehuri Petrit Qoli u shpreh se ka një vit e gjysmë që qëndron në burg dhe dëshiron që fjala e tij të jetë transparente për mediat.
I akuzuari tjetër Adrian Uzuni tha se media duhej në sallë, pasi ndaj tij janë thënë shumë gjëra nga Nuredin Dumani që e konsideron mashtrues.
Edhe avokatët dolën kundër Prokurorisë duke u mbrojtur me faktin që dosja tashmë është nën gjykim dhe nuk ka më sekret hetimor.
Pasi dëgjoi palët, Gjykata Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit vendosi që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura, derisa të dëshmojnë tre bashkëpunëtorët e drejtësisë Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Skerdi Tase.
Njëzëri, të pandehurit por edhe avokatët kundërshtuan kërkesën e në shenjë revolte braktisën sallën e gjyqit.
Tre të penduarit kanë zbardhur krimet të dhjetë viteve të fundit, nga atentatet, shpërthimet me eksploziv e grabitje me armë./vizionplus.tv




