Pas rreth 4 orësh diskutimesh dhe debatesh ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, cila po shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Mbledhja do të rinisë të mërkurën, në orën 16:00.

 

Mësohet se shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë kërkesa e avokatëve të Ahmetajt, të cilët më herët deklaruan se ish numri dy i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri.

 

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, i cili akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *