Ditën e sotme në orën 11:00 pritet të mbahet gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi seanca u shty për shkak të kërkesave të avokatëve të tij.

Këta të fundit kanë kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të përjashtohet nga procesi, pasi sipas tyre është shkarkuar vë vitin 1996 nga Berisha, kur ky ishte kreu i KLD.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar për Berishën ashpërsim të masës së sigurisë, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Berisha është nën hetim, pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Ai u la fillimisht në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por SPAK kërkoi masë më të ashpër, pasi Berisha nuk respektoi të parën.

Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës më 22 dhjetor, pasi mori autorizim nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Berishës.

Ky i fundit e ka quajtur procesin një sulm politik dhe hakmarrje ndaj tij, teksa ka paralajmëruar edhe protesta. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *