Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, të dënohet me 5 vjet heqje lirie, e në aplikim të gjykimit të shkurtuar, 3 vjet e 4 muaj burgim.

 

Ndërsa për ish-nënkryetarin e Bashkisë Lushnje, prokuroria kërkoi 4 vjet burg dhe me gjykim shkurtuar konvertohet në 2 vjet e 8 muaj.

 

Të përfshirë në këtë dosje janë edhe 17 të pandehur të tjerë, të cilët po ashtu u njohën me pretencën e prokurorisë.

 

Tushe akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

 

Lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës Tushe ka favorizuar një ndërtim pa leje.

 

Sa i takon shkeljes së barazisë në tendera, SPAK pretendon se ish-kreu i bashkisë ka favorizuar një kompani për rehabilitimin e një kanali vaditës në vlerën e 240 milionë lekëve të vjetra.

 

 

Flamur Peqini— 5 vjet të konvertuara në 3 vjet e 4 muaj

Leonard Sefa — 2 vjet e 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Brahim Lami — 2 vjet e 3 muaj të konvertuara në 1 vit e 6 muaj

Gazment Cela —2 vjet e 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Bektash Nexha — 2 vjet të konvertuara në 1 vit e 4 muaj

Blerta Turku — 2 vjet të konvertuara në 1 vit e 8 muaj shërbim prove

Bardhi Mehilli — 2 vjet e 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Xhemal Hasko— 2 vjet e 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Andri Nusho — 2 vjet të konvertuara në 1 vit e 4 muaj

Margarita Gjermeni — 2 vjet 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Ani Simoni — 2 vjet të konvertuara në 1 vit e 4 muaj

Ledja Aleksi— 1 vit e 6 muaj i konvertuar në 1 vit burg

Ilva Billo —2 vjet e 6 muaj të konvertuara në 1 vit e 8 muaj

Vilma Zhupaj— 1 vit e 6 muaj i konvertuar në 1 vit burg

Gjergji Mehilli — 1 vit i konvertuar në 8 muaj

Ismail Bliku — 9 muaj të konvertuara në 6 muaj

Petrit Ngjelaj— 3 vjet të konvertuara në 2 vjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *