Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e SPAK që ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të rikthehet në qeli. Dako u lirua nga burgu me datë 27 shkurt të këtij viti, pasi gjykata e shkallës së parë, e përfaqësuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi, vendosi që të marrë parasysh një kërkesë të mbrojtjes se tij.
Në të thuhej se ish-kryebashkiakut duhet t’i zëvendësohet masa e sigurisë në arrest shtëpiak për shkak se SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afatit ligjor. Kështu Vangjush Dako pasi qëndroi në burg për 8 muaj tashmë është izoluar në shtëpi. Ky zëvendësim i masës u ankimua nga prokuroria e posaçme, por pa sukses, pasi Apeli e gjeti kërkesën të pabazuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Vangjush Dako, u mor i pandehur për shpërdorim detyre në bashkëpunim në dy raste. SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.
Rasti i dytë që çoi në prangosjen e ish- kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend, lidhet me procedurat e prokurimit te investimit ne shëtitoren e Durrësit në vitin 2014. Për të SPAK thotë bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë se Durrësit në vitin 2015 se është bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte bërë, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguhen../vizionplus.tv







