SPAK kërkoi dy vjet burg/ Adriatik Llalla shkon në gjyq
Gjyqi kundër Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Sipas Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të vetë ish-kryeprokurorit Llalla, ku pritet që të fillojë gjykim i zakonshëm. Në seancën e sotme, ku i pranishëm për herë të parë ishte vetw Adriatik Llalla, i cili ka kërkuar që të hiqet proceduara e gjykimit. Pas seancës, ish-kreu i organit qendror te hetimit u shpreh se do të ndjekë rrugën ligjore deri në fund.
Automatikisht me këtë vendim që u pranua nga togat e zeza, bie edhe pretenca e dhënë nga Prokuroria e Posaçme, ku kërkoi 2 vite burg për Llallën si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike.
Kjo është hera e parë që ish-Prokurori i Përgjithshem përballet personalisht me drejtësinë. Më herët, përmes avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e trupi gjykuese.
Dosja kundër Adriatik Llallës u dërgua për veprën penale të fshehjes së pasurisë, ndërkohë pritet që akuza të formulojë nga e para pretencën.



