Subscribe

Arrestin shtëpiak të kërkuar për ish-kryeministrin Sali Berisha, ministri i Brendshëm Taulant Balla e quan vetëm një zbatim të drejtësisë. Sipas tij, ka ardhur koha që askush nuk mund ti shmanget ligjit.

“Mendoj se ligji është i barabartë për të gjithë. Koha kur në Shqipëri nuk zbarohen vendimet me urdhrat e prokurorëve ka marrë fund përgjithmonë. Reforma në Drejtësi është shpresa e të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe se vendimet e gjykatave zbatohen nga të gjithë. Dhe nuk ka askush mundësinë që t’i shmanget”, tha Balla.

Lexo edhe :

Related Posts

Duke e konsideruar ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta si pjesë të betejës antikrim, Balla nënvizoi se në këtë funksion është urdhëruar edhe mos shitja e pronave të sekuestruara.

“Ajo që mund t’ju them në cilësinë e ministrit kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara të krimit sepse duke mësuar nga Italia këto prona kur dalin në shitje blihen po nga ata kriminel, por le të vendosim ato në dobi të OJQ”, u shpreh Balla.

Sipas tij operacionet e fundit të policisë së shtetit kanë treguar se forca e sundimit të ligjit është mbi çdo gjë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *