Prokuroria e Posame ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

 

Gjithashtu së bashku me kryebashkiakun e Rrogozhinës do të gjykohen edhe Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, si dhe  Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në bashkëpunim.

 

Memolla u vu nën hetim pasi doli në disa përgjime ku kërkonte favore për banorët që pritej të drejtonte. Tabulatet telefonike kanë zbardhur se kryebashkiaku i Rrogozhinës kërkonte të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, derisa ai të merrte drejtimin e kësaj bashkie.

 

Mes të tjerash, Memolla dëgjohet të komunikojë me elektricistin, të cilit i kërkon të mos ia presë energjinë elektrike një banoreje, deri në marrjen e mandatit të kryebashkiakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *