34 vite e gjashtë muaj burg kërkoi prokuroria e posaçme për të pandehurit e dosjes “Bujqësori”. Janë 23 nëpunës, të vënë nën akuzë për manipulim të tenderave publikë të Universitet’it Bujqësor të Tiranës. Sipas SPAK, ata dolën zbuluar pasi u vunë në përgjim, teksa bashkëpunonin duke paracaktuar rfituesin e tenderave që do i ndërtonte universitetit laboratorë.
Zëvendësrektore, Romina Koto, prokuroria kërkon ta dënojë me 1 vit burg, por në alternativë t’i konvetohet në shërbim prove për një periudhë 150 orë shërbim prove. Për Ilir Kapaj, zëvendësrektorin tjetër SPAK kërkon që të dënohet me 1.6 vite burg dhe të vendoset në shërbim prove për 24 muaj. Administratori, Edmond Tërthorja për prokurorin Dritan Prençi duhet të dënohet me 3 vjet burg.
Ndërkaq për 20 të tjerët, SPAK kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie. Por në përfundim dënimi i tyre të konvertohet në punë ndaj komunitetit.
Kanë qenë nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit 90 milionë lekë. Sipas organit të akuzës të pandehurit bashkëpunuan për të paracaktuar operatorin ekonomik për pajisje dhe mallra të tjera. Po ashtu
Prokuroria thotë se ka zbuluar shkelje edhe në fryrjen e faturave.
Pas hekurave, shkurtin e kaluar përfunduan pesë zyrtarë dhe pronari i shoqërisë “Krijon SHPK”, që merrte tendera, Piro Zoga. Ky i fundit zotëron kompani që importon pajisje laboratorike.
Por të gjashtë, ata gjykohen me procedurë të zakonshme të ndarë nga pjesa tjetër./vizionplus.tv





