Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi për shpalljen e pretencës së SPAK për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako aktualisht ndodhet nën masën e sigurimit arrest në shtëpi, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.
Lexo edhe :
Related Posts
Të pandehur janë janë edhe Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, të cilët nuk janë të pranishëm në sallë.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, i cili do të lexojë pretencën, kërkoi që seanca të vijojë pa praninë e të akuzuarve.
Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.
Prokurori Kllapi theksoi gjatë pretencës se janë administruar dokumenta në bashkinë Durrës për lejen e ndërtimit, pranë kadastrës dhe nga sa rezulton nga aktet administratori Farruku ka paraqitur dokumentat për zhvillimin dhe ndërtimin e një objekti shtatë kate, por që më pas objekti është bërë disa kate më shumë.






