Subscribe

Ish-numri dy i qeverisë Rama, Arben Ahmetaj, ka ankimuar kontrollet që janë bërë në banesën në pronësi të bashkëjetueses së tij, në Hamallaj të Durrësit.

 

Përmes avokatëve mbrojtës, Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, i kanë konsideruar kontrollet e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si të paligjshme dhe antikushtetuese. Ahmetaj pretendon se para kontrollit, duhet që Spak të kishte marrë leje nga Kuvendi, gjë që në fakt nuk ka ndodhur .

 

Ahmetaj nënvizon gjithashtu se ai dhe bashkëjetuesja e tij nuk janë informuar paraprakisht, për të patur praninë e një avokati gjatë kontrolleve.

 

Hetuesit, sipas ish zëvendës-kryeministrit, kanë zbarkuar në zyrën e Erjola Hoxhës, ku i kanë sekuestruar menjëherë celularin dhe e kanë hipur në automjetin e tyre, dhe kanë shkuar në Hamallaj. Aty ndodheshin dhe tre hetues të tjerë, që kanë kryer kontroll brenda vilës.

 

Erjola Hoxha ka kryer vetëm një telefonatë nga numri i një agjenti, ku ka njoftuar Arben Ahmetajn për kontrollet. Ky i fundit ka mbërritur më pas në banesën e tyre.

 

Ndërkohë që një tjetër padi është depozituar nga ish-gruaja e Ahmetaj, për të kundërshtuar kontrollet edhe në banesën e saj.

 

Kontrollet u zhvilluan në funksion të hetimeve, që SPAK po zhvillon ndaj Arben Ahmetajt, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *