E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

SPAK heton tenderin e ushqimeve/ Merren në pyetje tre zyrtarë të Ministrisë se Mbrojtjes

Prokuroret e Struktures se Posacme Anti-Korrupsion moren sot në pyetje tre zyrtarë të vlerësimit të ofertave, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ylli Ymeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj u pyeten për tenderimin pa garë te blerjes se ushqimeve qe u fitua nga kompanise maqedonase “Eurovia”.

Reklamë

Besohet se kjo kompani mori 1.5 mln euro për shpërndarjen e produkteve ushqimore për familjet në nevojë, në periudhën e fatkeqësisë natyrore.

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, SPAK nisi menjëherë hetimet, pasi kompania dyshohet se ndryshoi funksionin e saj të shërbimit nga pajisjet kompjuterike dhe ndërtimi,  në tregti të produkteve ushqimore.

Prokuroria pritet te therrase per te deshmuar edhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes i ka mohuar te gjitha akuzat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë