Subscribe

Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nis hetimet për Ervin Bushatin, deputetin e Partisë Socialiste, njëherësh një nga drejtuesit e fushatës zgjedhore për qarkun e Tiranës. Në përgjigje të akuzave të ngritura nga Partia Demokratike për fshehje e  mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve, SPAK konfirmon se procedimi penal është regjistruar në Marsin e këtij viti dhe se çështja është ende në hetim.

 

Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga unë prokurore Doloreza Musabelliu në datën 12 Mars 2020, mbi bazën e akteve të procedimit penal, të dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal, për veprat penale për fshehje e  mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

 

Në kërkesën e selisë blu për t’u informuar mbi kallëzimin e depozituar që në Tetorin e 2018, prokurorja e çështjes, Doloreza Musabelliu deklaron se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të jap çdo të dhënë të kërkuar nga Partia Demokratike.

 

Të mos pranojë kërkesën për dhënien e informacionit mbi veprimet hetimore që janë kryer për këtë çështje, duke qenë se cënohet sekreti hetimor.

 

Për pretendimin e demokratëve për zvarritje të procesit, sipas SPAK është një opinion i njëanshëm pasi një gjë e tillë nuk vërehet nga hetimi i çështjes ndaj Ervin Bushatit.

 

Një javë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi përmes një letre drejtuar SPAK kërkoi transparencë për procedimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste. Opozita e akuzon atë për mosdeklarim të shtatë pasurive të paluajtshme, të më shumë se 3100 metrave katrorë truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

 

Pas depozitimit në Prokurorinë e Tiranës, çështja e ngritur nga Partia Demokratike u dërgua për kompetencë në SPAK. Kjo e fundit prej tetë muajsh konfirmon zyrtarisht se socialisti Ervin Bushati është nën hetim për veprat penale të fshehjes e  mosdeklarimit të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *