Subscribe

Donald Lu: Kush i trembet me shume reformës ne drejtësi? Unë e di kush ministrat e korruptuar, deputete kriminale, gjykatësit e paafte dhe prokuroret qe marrin paratë tuaja. Këta persona duan te vazhdojnë te mbushin xhepat me paratë tuaja. Ketë mendoni sa here dëgjoni keta njerëz qe e kritikojnë reformën ne drejtësi.

Qysh ne krye te herës nevoja per një reforme ne drejtësi eshte lidhur me efikasitetin e luftës kundër korrupsionit e jo pa qellim ambasadore e liderë politike me se pari ne artikulimin e përditshëm shprehin votën pro strukturës antikorrupsion. Po si do te ndërtohet kjo strukture qe do te luftoje korrupsionin tek politikanet, pushtetarët qendrore e lokale, tek gjyqtaret e prokuroret? Drafti kushtetues i prezantuar nga ekspertet e Euralius e Opdat dy dite me pare parashikon ngritjen e njësisë hetimore, Prokurorisë se Posaçme dhe Gjykatës se Posaçme, te cilat do te kene ne fokus vetëm korrupsionin te funksionaret e larte. Ekspertet jane treguar te kujdesshëm te përcaktojnë ne kushtetute se cilët jane funksionaret e larte e bie ne sy qe pjese e listës, nuk jane vetëm mbajtësit e sotëm te pushtetit, por edhe ata te djeshëm. Nese flasim për ish-kryeministra, Prokuroria e Posaçme, do të hetoje nga i pari  kryeminister  pas rrezimit te regjimit komunist Ylli Bufi e deri tek Sali Berisha.

Funksionarë të lartë përfshijnë presidentin në detyrë dhe ish presidentët e republikës, kryetarin në detyrë dhe ish kryetarët e kuvendit, kryeministrin në detyrë dhe ish kryeministrat, anëtarët e këshillit të ministrave në detyrë, anëtarët e këshillit të ministrave gjatë tre viteve të fundit, prokurorin e përgjithshëm, inspektorin e lartë të drejtësisë, kryetarët e bashkive dhe deputetët e kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e këshillit të lartë gjyqësor dhe të këshillit të lartë të prokurorisë, anëtarët e gjykatës kushtetuese, gjykatës së lartë dhe gjykatës së lartë administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në kushtetutë ose në ligj.

Paketa kushtetuese garanton qe ketyre strukturave qe do te luftojnë korrupsionin t’ju garantohet pavarësia maksimale e per këtë arsye është parashikuar qe  prokuroria e posaçme për ndjekjen penale si dhe njësia e posaçme për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë janë të pavarura nga prokurori i përgjithshëm. Gjithashtu drafti parashikon kontrollin e imtesishem te personave qe do te shkojnë ne keto struktura, duke parashikuar verifikim te pasurisë e integritetit si dhe kontroll periodik te llogarive bankare apo edhe komunikimeve personale jo vetem per prokuroret e gjyqtaret por edhe per te afërmit e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *