E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim kontratës koncensionare, jemi në fazën e hetimeve paraprake

Prokuroria e Posaçme po heton kontratën koncensionare të ndërtimit të Aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht SPAK thotë se hetimi është në fazën fillestare.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në në fazën e hetimeve paraprake.

Reklamë

Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës po ndërtohet nga kompania Mabco Construction, ndërsa zoëtrues 100% i saj është biznesmeni nga kosova, Behgjet Pacolli.
Sipas burimeve, SPAK po heton mënyrën sesi u përfitua koncesioni, kushtet e ndërtimit të tij dhe nëse financimi është bërë sipas kuadrit ligjor.

Më 8 maj të këtij viti, aeroporti realizoi fluturimin e parë, duke i dhënë dritën jeshile certifikimit të tij. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës e veçanërisht turizmit në vend.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë