Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe dhe tre anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

 

Pas dorëzimit të kërkesës, do të jetë Gjykata ajo e cila do të caktojë orën për zhvillimin e masës së sigurisë.

 

Sipas SPAK, Gëllçi dhe tre anëtarët Ervin Muraj, Julian Tapia dhe Alban Malaveci përballen me akuzën e korrupsionit.

 

Nge hetimet ka rezultuar se ish-drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka bërë tenderin pa marrë ende miratimin e autoritetit të medias audiovizive për të hapur kanalin RTSH Agro, si dhe ka bërë preventivin e projektit me vlerë prej 100 milionë lekësh, pa e ditur nëse fondi do të miratohej ose jo nga ministria e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *