E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“SPAK” do të ngrihet së shpejti, Ibrahimi: 5 nga kandidatët kaluan vettingun

Ngritja e SPAK nuk ka një datë konkrete por këshilli i lartë i prokurorisë mund të nisë së shpejti emërimet ne strukturen e posaçme antikorrupsion.

 

Reklamë

Në mbledhjen e parë pas pushimeve verore ku u diskutua buxheti i KLP-së, kreu i këtij institucioni u shpreh optimist se struktura qe do te hetoje korrupsionin e zyrtareve te larte do te jetë funksionale brenda një periudhe të shkurtër pasi 5 nga kandidatet për ne strukturën e posaçme antikorrupsion kane kaluar te gjitha fazat e vetingut.

 

Pas shkarkimit nga detyra të anëtarit të KLP Gent Osmani, këshilli i lartë i prokurorisë po vijon punën me një anëtar më pak ndërsa prokuroria e përgjithshme shpalli këtë të henë edhe thirrjen për kandidatët që duan të bëhen pjesë e këtij institucioni.

 

Fillimi shtatorit solli edhe rinisjen e seancave të vetingut ku Sokol Ibi gjyqtar administrativ në korcë doli para trupes vlerësuese.

Më shumë video

Reklamë