E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, ka të shoqëruar

SPAK e BKH ka zbarkuar në Shkodër për goditjen e krimit zgjedhor.

Sipas burimeve të Vizion Plus në fokus është partia Social Demokrate, ndërsa mësohet se ka edhe të shoqëruar në policinë e Shkodrës.

Kontrollet janë shtrirë ndërkohë në zonën e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës.

Ndërkaq, nga aksioni në terren Prokuroria e Përgjithshme regjistroi 87 kallëzime për krime zgjedhore. Rekordin e mban kryeqyteti me 21 prej tyre, ndjekur nga Elbasani me 11, Fieri 8, Lezha 7 e më pas qarqet e tjera me numër më të reduktuar procedimesh./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë